Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style, përcjellë Olle.
Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavdëruar shumë futbollistin e Ballkanit, Mirlind Dakun.
Një emër që qëndron mbi të gjithë në këtë fillim sezoni është Mirlind Daku, i cili ka realizuar 12 gola në 6 ndeshjet e para të Superligës së Kosovës.
Askush nuk ka arritur të realizoj shifra të tilla në kontinentin e evropës.
Daku është i huazuar tek Ballkani nga skuadra kroate e Osijek.
Ai gjithashtu luan për Kosovën U21.