Mediumi britanik zbulon të ardhmen e Atdhe Nuhiut

Pas shtatë vitesh dhe 50 golash për Sheffield Wednesdayn, koha e Atdhe Nuhiut në “Hillsborough”, siç po qëndrojnë gjërat tani, është në përfundim, raporton “Star.co.uk”.

Sulmuesi i Kosovës është bërë një figurë kulti në Sheffield Wednesday në vitet e fundit, duke shënuar disa gola ikonikë dhe dramatikë për klubin anglez, shkruan Zeri.

Sidoqoftë, sipas mediumit të sipërpërmendur, Nuhiu e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Sheffield Wednesdayn pavarësisht zërave për një rinovim të mundshëm.

Futbollisti nga Kosova ka vendosur të mos i bashkohet skuadrës në “Middlewood Road” këtë javë për përgatitje para fillimit të edicionit të ri.

Nuhiu ka qenë i hapur për të qëndruar në klub pasi ka dashuri të madhe për Sheffield Wednesdayn, qytetin dhe tifozët, por duket se ka ardhur koha e largimit.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi shqiptar në edicionin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *