The Guardian ka mësuar se Mateo Kovacic mund të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Chelsea shpenzoi 330 milionë euro në afatin kalimtar dimëror dhe këtë sezon klubi londinez shpenzoi 612 milionë euro për lojtarë të rinj. Në Chelsea kanë mbërritur 16 lojtarë të rinj, që do të thotë se blutë do të shesin disa lojtarë në merkaton e verës.
Sipas anglezëve, në mesin e tyre është edhe Kovacic.
“Chelsea, i cili nënshkroi Christopher Nkunku nga RB Leipzig në verë, do të dëgjojë gjithashtu oferta për Christian Pulisic, Kalidou Koulibaly, Mateo Kovacic dhe Pierre-Emerick Aubameyang. Mbetet për t’u parë nëse Interi do ta huazojë Romelu Lukakun për një sezon tjetër”, shkuhet në raportimin e Guardian.