Kosova nuk arriti të marr më shumë se një barazim ndaj Andorrës, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese.
Pas ndeshjes kanë reaguar edhe mediumet ndërkombëtare ku luajnë lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Ndër to, mediumi spanjoll mallorcadiario shkruan se “Kosova e Muriqit nuk mund ta mposhtë Andorrën”.
Siç dihet sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luan te klubi i Mallorcas në Spanjës.
Ndërkohë në Itali, mondonapoli shkruan se “Rrahmani barazon me Kosovën e tij”.
Amir Rrahmani luan te lideri aktual i Serie A, Napoli.