Postimet e moderatores së “Supersport”, Lei Kraja përveç se në Shqipëri duket se kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe.
Pasi tërhoqën vëmendjen e mediave serbe në ndeshjen e Tiranës dhe Crvena Zvezdës, moderatorja bukuroshe përsëri po bën bujë në Serbi. Ka qenë “Kurir”, që së fundmi i ka kushtuar një artikull Leit dhe modeles Adel Lami.
Pikërisht këtë të fundit, media serbe e ngatërron, duke e quajtur gazetare, teksa më tej shkruajnë se promovojnë terrorizmin, duke iu referuar një fotoje të dy bukurosheve në “Instagram”, ku shfaqen me maska.
“Shqiptarët promovojnë dhunën dhe terrorizmin”, shkruan në titull media serbe që më tej vazhdon: “Lei Kraja dhe Adel Lami kanë sjellë reagime të shuma me foton e tyre provokuese në rrjetet sociale. Ato kanë postuar foto në ‘Instagram’, ku shfaqen me maska si fantazma. Njëra prej tyre simuloi duke bërë me shenjë armë që solli edhe reagime të shumta. Të shumtë janë ata që mendojnë se ato të dyja promovojnë dhunën dhe terrorizmin me foton e tyre”, thuhet se shkrimin e “Kurir”.