Mediet serbe merren edhe me Kosovare Asllanin (FOTO)

Kosovare Asllani ka qenë ndër më të mirat në Evropë prej vitesh!

Ajo luan për Suedinë dhe Real Madridin, por gjithçka që duhet të bësh, ta lexosh emrin dhe mbiemrin e saj për të zbuluar se nga vjen. Ajo është Kosovare Asllani, aktualisht një nga futbollistet më të mira në Evropë!, shkruan mediumi serb “Mondo.rs”.

“Për shkak të stilit të lojës dhe rrënjëve ballkanike, shumë në Suedi e quajnë atë si ‘Zlatan Ibrahimoviqi femër’”.

“Ajo tashmë ka postuar edhe foto në Instagram. Ajo ka lindur në qytetin suedez të Kristianstad në vitin 1989, nga prindër që u transferuan nga ‘Kosova dhe Metohija’. Prandaj e ka emrin Kosovare, për të kujtuar origjinën.

Një dedikim të ngjashëm ka edhe në tatuazh mbi kyçin e djathtë të këmbës, ku e ka shqiponjën dhe Flamuri shqiptar, një simbol që ka provokuar futbollistët serbë në ndeshjet e futbollit në të kaluarën”, shkruan më tej mediumi serb, duke vazhduar edhe më tej që Kosovën ta quajë “Kosova e Metohia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *