Sulmuesi malazez Igor Vukcevic është larguar nga Llapi me të përfunduar ndeshjet ndërkombëtare.
Largimi i tij është bërë në heshtje nga Llapi derisa sot mediat malazeze kanë shkruar se ai është larguar pas një banderole skandaloze në ndeshjen Llapi – Buducnosti në “Fadil Vokrri” ku shkruhej “ju e keni radhën”.
“Pankarta skandaloze në ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit është arsyeja e largimit të futbollistit malazez Igor Vukçeviq nga klubi kosovar”, thuhet në mediat malazeze.
“E sigurt është se pavarësisht mjeteve piroteknike dhe atmosferës armiqësore, Llapi nuk kaloi në raundin tjetër.
Ish-lojtari i Buduçnostit, OFK Titograd, Petrovac dhe Koma ka nënshkruar për skuadrën nga Podujeva rreth njëzet ditë më parë”, ka shkruar Cgsport.me.