Mediet franceze shkruajnë për Giresse, përmendin edhe Zenelin e Rashanin

“Kampioni i Evropës i vitit 1984, golashënuesi i paharruar në Francë – Gjermani në vitin 1982, është trajneri i ri i Kosovës pasi për një kohë të gjatë ka udhëhequr seleksionet në kontinentin afrikan”, kështu e nis shkrimin prestigjiozja franceze Leparisien.fr për trajnerin e ri të Kosovës, Alain Giresse.

Alain Giresse u emërua zyrtarisht mesditën e kësaj të mërkure si trajner i Dardanëve.

“Kosova, një shtet i vogël evropian me më pak se 2 milionë banorë, i vendosur mes Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një komb i vogël në futbollin botëror. Ajo renditet vetëm e 111-ta në renditjen e FIFA-s. Është gjithashtu një vend i ri në skenën e futbollit. Ndeshja e parë e përzgjedhjes së tij daton vetëm në vitin 2014. Në Francë aktualisht luajnë disa lojtarë ndërkombëtarë kosovarë, si Arbër Zeneli (Reims) dhe Elbasan Rashani (Clermont)”, ka shkruar media franceze. Të kujtojmë se përveç këtyre dy futbollistëve në Francë luajnë edhe Valon Berisha e Edon Zhegrova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *