Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric do të shitet nga klubi i Manchester Cityt.
Sipas raportimeve të medieve në ishull, City nuk është duke llogaritur në shërbimet e “gardianit” të Kosovës.
Aro Muric në të shumtën e rasteve ka qenë i huazuar për të fituar minutazh më të madhe, pasi që te “Qytetarët” kishte hasur në konkurrencë.
Muric u huazua verën e kaluar te skuadra e kategorisë së dytë të Spanjës, Girona përpara se të huazohej në Holandë në fillim të këtij viti, te skuadra Willem II.
Muriq ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2024, ndërkaq kartoni i tij vlerësohet rreth 1.5 milionë euro.