Mediat zvicerane reagojnë për Andi Zeqirin

Media të ndryshme kanë raportuar së fundi se një tjetër talent i ka thënë “po” Përfaqësueses së Kosovës.

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin, ish-lojtari i moshave të Juventusit që aktualisht po shkëlqen me ekipin e Lozanës.

Një foto e sulmuesit me kreun e FFK-së, Agim Ademin dhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës veshur, si dhe fjalët e thëna nga vetë babai i tij kanë bërë që ardhja e tij te “Dardanët” të duket tashmë një fakt i kryer.

Megjithatë, është media zvicerane “4-4-2.ch” që hedh poshtë këto zëra, teksa sipas burimeve të saj bëhet me dije se asgjë nuk është vendosur sa i përket zgjedhjes së përfaqësueses nga ana e Zeqirit.

Ky i fundit është pjesë e 21-vjeçarëve të Zvicrës dhe është ende në kohë të vendosë përfundimisht për çështjen e shtetit që do të përfaqësojë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *