Armando Broja është një nga sulmuesit e rinj më të kërkuar të momentit. Kjo për dy arsye: sezoni i kaluar te Southampton dhe bindja e Chelseat që ta mbante në skuadër edhe këtë sezon.
Chelsea nuk po e shfrytëzon shumë, andaj mund të konsiderojë një lamtumirë të mundshme në afatin kalimtar të dimrit, në formë huazimi për të shmangur humbjen e kontrollit të lojtarit.
Situata e tij, megjithatë, lidhet me një transferimin në repartin ofensiv. Javët e fundit është përfolur shumë për Nkunku, francezi nga Leipzig, i cili ka kryer edhe kontrolle mjekësore me londinezët. Megjithatë, marrëdhëniet me gjermanët janë ftohur shumë gjatë javëve të fundit dhe nuk dihet se a do të përfundojë ky transferim.
Me kalimin e muajve Broja është ndjekur nga Atalanta dhe Interi, të paktën fillimisht, ndërsa javët e fundit janë tre skuadra të tjera që kanë pasur kontakte për të kuptuar situatën. Bëhet fjalë për Napolin, ndoshta për të zëvendësuar Osimhen në rast të një oferte të madhe, por edhe Romën dhe Milanin. Megjithatë, Chelsea preferoi rrugën e huazimit në Premierligë.