Kosova ka qenë cak i mediave spanjolle në ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës, kur këta të fundit i referoheshin kombëtares sikurse ‘Federata e Kosovës’.
Megjithatë, mediat më të famshme spanjolle sikurse MundoDeportivo, Marca dhe Diario AS të gjitha shkruan për Kosovën dhe lojën me Spanjën pas ndeshjes.
MundoDeportivo
Mediat e afërt me klubin e Barcelonës, Mundo Deportivo në raportin e shënuar pas ndeshjes thotë se “Spanja mundi Kosovën pa shumë telashe”.
Ata tutje treguan se si në pjesën e dytë, kombëtarja e Kosovës në krye me Samir Ujkanin u bënë më të rrëzikshëm. “Mundësitë nuk munguan, por portieri i Kosovës u bë shpëtimtari i ekipit të tij, duke ndaluar një goditje nga zona e rrezikshme të Ferran Torres që dukej sikur do të ishte 3-0.”
Media spanjolle veçoi edhe golin e Besar Halimit, duke thënë se ritmi i skuadrës spanjolle ra dhe Spanja i ofroi një dhuratë Besar Halimit, që ai nuk mund ta humbiste.
Diario AS
Media tjetër e cila shkroi për Kosovën ishte edhe AS, me të cilën Kosova pati probleme pasi këta të fundit nuk shënuan emrin e tyre në tabelë, por në raportin e ndeshjes lavdëruan lojtarin Besar Halimi.
“Unai Simón doli gabim dhe topi arriti te Halimi në tre të katërtat e sulmit, por qëndroi pothuajse te banda. Mesfushori i Sandhausen nuk mendoi dy herë dhe lëshoi një goditje me këmbë të majtë që asnjë mbrojtës spanjoll nuk mund ta kapte. Një gol i shkëlqyeshëm dhe një gabim i madh nga Simón”, kishte shënuar media pas përfundimit të ndeshjes.
Marca
Edhe e përditshmja madriliene, Marca, ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës, duke veçuar golin e shënuar nga Halimi.
Ata njoftuan se ky ishte goli i 17-të, të cilin Spanja e pranoi në kohën e Luis Enrique. “Një dhuratë e cila u përdor në mënyrë perfekte”, shkroi Marca.
Marca po komentonte ndeshjen minutë pas minuti, ku me të shënuar gol Kosova, ata bënë të ditur se “Kosova u bashkua në festë (parti). Halimi shënoi gol, derisa Llorente nuk mundi të ndalë goditjen e tij larg nga 30 metra”.
Kosova pati disa probleme me mediat spanjolle dhe madje edhe me televizionin publik spanjoll, TVE, të cilën e shënuan me shkronja të vogla “kos”, emrin e kombëtares në paraqitjen e rezultatit gjatë ndeshjes./Lajmi.net/