Lista për ndeshjet e shtatorit duket se do të ketë disa risi për Shqipërinë.
Një prej tyre është edhe Mirlind Daku.
Sulmuesi i Rubin Kazan është pjesë e projektit të Silvinjos te Shqipëria.
Trajneri i Kombëtares i ka dërguar ftesë lojtarit për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Polonisë, raporton SportEkspres.
Daku javë më parë është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.