Mediat malazeze shkruajnë për banerin që u shpalos në ndeshjen Llapi – Buducnosti

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja Llapi – Buducnosti në kuadër të Konferencë Ligës, e vlefshme për raundin e parë. Klubi malazez është kualifikuar në raundin e dytë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, me rezultat të përgjithshëm 2:4.

Për këtë ndeshje klubi i llapit në krye me trajnerin Tahir Batatina ftoi gjithë tifo-grupet shqiptare që të përkrahnin në ndeshjen e mbrëmshme.

Podgoricasve iu bë mirëseardhja e përzemërt dhe pati edhe një sërë sloganesh që nuk kanë vend në terrenet sportive, ka shkruar gazeta “Analitika”.

Në njërën prej pankartave ishte një hartë e Malit të Zi me një pjesë të ‘prerë’ dhe mesazhin – “ti je tjetër”.

Në tribuna ka edhe një flamur me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të pranishëm në ndeshjen ishin rreth 11 mijë tifozë.

Buducnost fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0, ndërsa shtatë ditë më parë pati pankarta fyese edhe në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *