Mediat italiane kanë shkruar që klubi i Lazios ka arritur të dakordohet për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce, kurse nënshkrimi zyrtar sipas tyre pritet të bëhet në fund të sezonit.
Sipas “Calciomercato” Lazio është pajtuar që të paguaj tarifën prej 15-20 milionë euro, për transferimin e Muriqit.
Nëse ky transferim zyrtarizohet atëherë 15 përqind të fitimeve do t’i marrë edhe ish klubi i futbollistit, Caykur Rizespor, shkruan gazeta turke “Aksam”.
Mirëpo kohëve të fundit Muriqi kishte deklaruar se është i lumtur te Fenerbahce dhe ka për qëllim ta fitoj titullin e kampionit me skuadrën turke.
Për Muriqin interesim kanë shprehur edhe shumë klube angleze.