Media turke: FFK do të takohet përsëri me trajnerin Ersun Yanal

Ersun Yanal po përgatitet të rikthehet në fushat e blerta. Kombëtarja e Kosovës, e cila paraprakisht kishte përzgjedhur disa kandidatë dhe takimin e parë e kishte me Ersun Yanal, këtë muaj do të vendosë kontaktin e dytë me trajnerin me përvojë.

Nëse arrihet marrëveshja, nënshkrimi pritet të bëhet gjatë muajit shkurt, raporton mediumi turk, Aksham.

Kombëtarja e Kosovës, e cila u nda nga Bernard Challandes, ka vënë në agjendë Ersun Yanal. Mësohet se Federata e Futbollit të Kosovës do të takohet për herë të dytë këtë muaj me trajnerin turk.

Është thënë se pasi Ersun Yanal nuk i ka dhënë përgjigje negative Federatës së Futbollit të Kosovës në takimin e parë, çështjet më të detajuara do të diskutohen në të dytin.

Ndërsa vendimi që pritet të dalë nga takimi i bënë kureshtar të gjithë, qëndrimi i ngrohtë i Ersun Yanal ndaj Kombëtares së Kosovës i hap rrugën marrëveshjes. Pritet që kontrata të nënshkruhet në shkurt nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje.

Ersun Yanal, i cili më parë ka punuar në shumë skuadra të rëndësishme, duke përfshirë Trabzonspor dhe Fenerbahçe, pati një kampionat historik në ekipin Verdheblu në sezonin 2013-14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *