Cristiano Ronaldo para dy viteve bëri një transferim të madh ku kaloi nga Real Madridi tek gjigandi italian Juventus. Pas dy viteve si lojtar i ‘Biankonerëve’ Ronaldo ka humbur dy finale me klubin e tij.
E para finale ishte ajo e Superkupës ku pësoi nga Lazio. Ndërsa finalja e dytë ishte ajo mbrëmë (e mërkurë) ku në penallti pësoi nga Napoli.
Zhgënjimi i Ronaldos shihet dukshëm, derisa “Diariogol” ka thënë se Ronaldo po e mendon largimin nga Torino.
Ylli portugez ka kontratë me Juventusin edhe dy vite të tjera, mirëpo ai po mendon një kalim te Manchester United ose te kampioni i Francës, Paris Saint Germain.
Madje thuhet se në rast se Juventusi gabon në ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve dhe nuk arrinë të fitoj Scudeton, atëherë largimi i Ronaldos është i pashmangshëm.