Lionel Messi nesër do të mbajë konferencë për media dhe do të sqarojë gjithçka lidhur me zhvillimet e fundit rreth tij.
Para dy ditëve, befasisht Barcelona dhe Messi ndërprenë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe klubi katalonas doli me komunikatë zyrtare duke njoftuar largimin e argjentinasit.
Nga ora 12:00 nesër Messi do të flasë për të gjitha ndodhitë e ditëve të fundit.
Gazeta LaSexta raporton se Messi është shumë i zemëruar dhe pritet të “shpërthejë” në konferencë për media.
Menjëherë të nesërmen, shumë media të mëdha botërore njoftuan se Messi është shumë afër kalimit te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.