Barazimi i Kosovës bën jehonë edhe në mediat serbe, siç është “B92”, e cila shkruan me cinizëm, duke e quajtur Kosovën e ashtuquajtur!
“Përfaqësuesja e ashtuquajturës Kosovë dhe Greqia barazuan 1:1 në Prishtinë në kualifikueset e Kupës së Botës në Katar.
Grekët ishin dy minuta larg triumfit, pasi udhëhoqën me golin e Anastasios Duvijukas në fundin e pjesës së parë.
Dukej se pikët do të shkonin në Athinë.
Megjithatë, nuk mendoj kështu sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, i cili barazoi në minutën e dytë të kohës shtesë.
Ai e bëri këtë duke u futur mes dy mbrojtësve dhe duke e futur topin në rrjetën bosh.
Kosovarët arritën vetëm pikën e katërt nga numri i njëjtë i lojërave, dhe grekët arritën të tretën nga tre ndeshje.
Ata janë shumë larg garës për në Katar”, shkruan ky medium.