Me Ronaldon e Dybalan në sulm, Juventusi synon ta fitojë titullin sonte kundër Udineses

Juventusi do të shpallet kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi sonte, nëse arrin të fitojë si mysafir kundër Udineses në ndeshjen që nis në orën 19:30.

Juventusit ia dha mundësinë të shpallet kampion qysh sot Interi me barazimin e së enjtes mërkurës kundër Fiorentinës. Nëse fiton sot, Juventusi e siguron titullin pasi ka rekord superior në ndeshje direkte kundër Atalantas në Serie A, transmeton GE.

Edhe pse Atalanta teknikisht mund ta barazojë ende me pikë Juventusin, epërsia prej nëntë pikëve e Zonjës së Vjetër përforcohet nga rekordi në ndeshjet direkte me Atalantan – një fitore dhe një barazim në ligë.

Nëse bardhezinjtë humbin sonte në Dacia Arena, ata do të mundë ta sigurojnë titullin e nëntë radhazi të dielën me një fitore kundër Sampdorias, pavarësisht se çfarë bën skuadra e Gian Piero Gasperinit kundër Milanit.

Cristiano Ronaldo do ta nisë këtë ndeshje me jo vetëm synimin për ta siguruar medaljen e dytë të artë të Serisë A, por edhe ta përmirësojë rekordin e tij, pasi arriti shifrën prej 30 golash në ligë për të tetën herë në karrierë.

Ndërkohë, Udinese nuk e ka plotësisht të sigurt qëndrimin në Serie A, prandaj do të mundohet të fitojë pikë nga ky takim dhe t’ia shtyejë festën Juves.

UDINESE (3-5-2): Musso; Becao, Nuytinck, Ekong; Ter Avest, Fofana, De Paul, Sema, Zeegelar; Okaka, Nestorovski

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Rugani, de Ligt, Alex Sandro; Ramsey,Bentancur, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *