Barcelona ka regjistruar më në fund Gavin si pjesë të ekipit të parë.
Blaugranët e kishin regjistruar fillimisht spanjollin në shkurt, përmes një vendimi gjyqësor që u dha leje ta regjistronin, por ky vendim u anulua pastaj nga gjykata.
Megjithatë, betejën ligjore e ka fituar tashmë Barcelona, që edhe e ka regjistruar Gavin në ekipin e parë.
Ishte jetike për Barçën që 18-vjeçari të regjistrohej para qershorit, pasi përndryshe kontrata e tij deri në vitin 2026 mund të ishte shpallur e pavlefshme përmes një klauzole në kontratën e tij.