Me mision për ta rrëzuar Zvicrën, ja dy skenarët e mundshëm të kualifikimit të Kosovës në Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore e historike në Suedi.

Me triumfin e mbrëmshëm, Dardanët i kanë 7 pikë, duke qenë kandidat për një vend në Kupën e Botës.

Kosova ka dy skenare kualifikimi, e para me kualifikim direkt, duke rrëzuar Zvicrën nga vendi i parë, dhe më nga play offi, pra nga vendi i dytë.

Skenari i kualifikimit direkt është ky:

– Në nëntor Kosova e mund Slloveninë dhe Zvicrën – kualifikohet direkt në botëror (me kusht që Zvicra ta humb ose të barazojë në ndeshjen e dytë të nëntorit).

– Nëse Zvicra i humb dy ndeshjet e nëntorit, Kosova kualifikohet direkt në botëror edhe vetëm me 4 pikë nga dy takimet e fundit.

Skenari i arritjes në play-off:

– Në fazën e grupeve, 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë kualifikohen në play off, në këtë rast edhe ekipi i jonë kombëtar.

Përveç këtyre 12 Kombëtareve, 4 skuadra shtesë do të zgjidhen nga ato që kanë qenë fitues grupesh në Ligën e Kombeve 2024/25, por që nuk arritën të përfundojnë në vendin e parë apo të dytë në grupin e kualifikimeve.

Këto 16 skuadra (12 vendet e dyta + 4 nga Liga e Kombeve) do të ndahen në 4 rrugë në play-off, secila rrugë me nga 4 skuadra.

Në çdo rrugë të barazhit do të luhen nga dy raunde (nga një ndeshje): gjysmëfinale dhe finale.

Fituesi i finales në atë rrugë do ta presë biletën për në Botëror, biletë kjo që shpresojmë ta ketë emrin e madh e të lavdishëm të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *