Pietro Puzono ishte pjesë e Napolit në epokën më të lavdishme të klubit, kur Diego Armando Maradona kishte fjalën kryesore jo vetëm në këtë skuadër, por në tërë Italinë.
Sot, 30 vjet më vonë, ish mesfushori i Napolit jeton në rrugë dhe mezi mbijeton, raporton Gazzetta dello Sport, që ka sjellë historinë e tij.
Ai u bë i pastrehë
Puzono fle në rrugë në Akera, një qytet i vogël 14 kilometra larg Napolit, dhe ai u bë një i pastrehë për shkak të një seri problemesh në të cilat u përfshi.
Përkatësisht, Puzono, u bë i varur nga droga dhe jeta e tij u rrëzua deri në atë pikë, sa u bë edhe i pastrehë, edhe pse ishte një fitues i Scudettos në Serie A.
Mbështetje nga klubi
Lajmi për gjendjen e tij ka arritur deri te futbollistët e Argjentinës, të cilët më pas kanë formuar një grup në WhatsApp, dhe regjistruan një video të shkurtër mbështetëse për Puzone, duke i uruar atij rikuperim.
Kryetari i Bashkisë së Akerës, Raffaele Lettieri, dha një deklaratë për Gazzettan, duke konfirmuar se po punohet për të sjellë në normalitet jetën e Puzono.
Puzono ishte një lojtar i Napolit në sezonin legjendar 1987, kur kjo skuadër fitoi Serie A me 42 pikë, tri më shumë se Juventus, që renditej në vendin e dytë.