Me 19 shtator grumbullohet kombëtarja A, këto pritet të jenë risitë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet këtë muaj për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ku ndeshen me Irlandën e Veriut me 24 shtator ndërsa me 27 shtator luan me Qipron.

Demokracia.com mësojnë se kombëtarja do të grumbullohet me 19 shtator derisa priten disa risi.

Emri më i ri në ekipin kombëtar pritet të jetë mesfushori i Antwerp në Belgjikë, Laurit Krasniqi i cili muaj më parë i tha po Kombëtares së Kosovës.

Përveç tij në ekip pritet të rikthehet edhe mesfushori Bersant Celina. Risitë më të mëdha këtë herë do të jenë nga Superliga ku dy futbollistë të Ballkanit është duke i vëzhguar me shumë vëmendja trajneri Alian Giresse dhe pritet t’i ftojë në ekipin kombëtar.

Në dilemë mbetet Valon Berisha i cili është larguar nga Evropa për t’iu bashkuar kampionatit australian, derisa priten lajme edhe nga Edon Zhegrova, i cili ka pasur një lëndim nga ndeshja e fundit me Lillen dhe duhet shikuar a mund të rikuperohet deri atëherë, edhe pse gjasat janë shumë të mëdha që të jetë gati. Në ekip do të jetë edhe Milot Rashica, pavarësisht se në ndeshjet e fundit nuk është duke u përfshi në ekipin e Norwich, derisa lajmi i mirë është se Mërgim Vojvoda pas lëndimit që kishte tashmë ka kapur formën e mirë dhe do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *