22-vjeçari arriti në Juventus nga Schalke 04 verën e kaluar dhe përfaqëson Kombëtaren SHBA-ve, ai ka rexhistruar 19 paraqitje për Kombëtaren e tij dhe tashmë ka bërë një ndikim të madh ‘Bianconerët’.
McKennie ka tetë paraqitje në Serie A, ku ka shënuar dy gola, i fundit në derbin ndaj Torinos, po ashtu shënoi në fitoren kundër Barcelonës.
Ai u shpeh i kënaqur me çmimin e fituar, por gjithashtu ishte paksa i befasuar. Ai tha se kjo është një hap i madh në karrierën e tij, sepse ka rikujtuar se ka qenë një udhëtim i gjatë deri tani.
Ai ka falenderuar tifozët për mbështetjen, dhe ka shprehur dëshirën e tij që Kombëtarja amerikane të kualifikohet në Kupën e Botës të vitit 2022.