Mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë detyrës ndërkombëtare me Shqipërinë dhe do të qëndrojë jashtë për tre muaj.
Sezoni ka mbaruar për qendërmbrojtësin e “Giallorossëve”, pasi ai u kthye para kohe nga angazhimet e tij me ekipin kombëtar.
Kumbulla pësoi një dëmtim në gju në fund të ndeshjes kundër Andorras dhe trajneri i Romës, Paulo Fonseca mori lajmin e keq sot.
21-vjeçari do të humbasë tre muajt e ardhshëm për shkak të dëmtimit dhe i jep dhimbje koke “La Lupas” për fazën mbrojtëse.
Roma ende po garon në Europa League, ku do të përballet me Ajaxin në çerekfinale javën e ardhshme, dhe Fonseca shpresonte të rikuperonte sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.