Ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20 të Bundesligës u zhvilluan sot, kur, pas disa befasive, u vendos edhe radhitja përfundimtare në tabelë.
Bayern Munichu veçse e kishte siguruar më parë titullin e kampionit për herë të tetë radhazi, ndërsa Borussia Dortmundi e siguroi vendin e nënkampionit në xhiron paraprake, transmeton GE.
Përveç këtyre dyjave, në Ligë të Kampionëve do të marrin pjesë edhe Leipzigu dhe Monchegladbachu, ndërsa në Ligën e Evropës do të luajnë Bayer Leverkusni dhe Hoffenheimi, si dhe Ëolsburgu në kualifikime.
Në anën tjetër, Paderborni dhe Fortuna Dusseldorfi tashmë kanë rënë nga liga dhe sezonin vijues do të garojnë në Bundesligën 2.
Werder Bremeni i Milot Rashicës e mbyll sezonin në pozitën e 16-të, që do të thotë se do të luajë kundër klubit të radhitur në pozitën e tretë në Bundesligën 2 për të luftuar për një vend në edicionin e ardhshëm të Bundesligës.