Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës.
Me Prishtinën të shpallur kampion në xhiron e kaluar, tashmë janë përcaktuar edhe detajet tjera që kishin mbetur.
Drita pas fitores së sotme ndaj Arbërisë me rezultatin 2:0 ka siguruar edhe zyrtarisht kalimin në garat evropiane. Klubi i Arbërisë pas kësaj humbje ka rënë edhe zyrtarisht nga Superliga e Kosovës.
Ballkani përkundër fitores në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultatin 2:5 nuk ka arritur të sigurojë daljen në Evropë për vetëm dy pikë.
Trepça 89′ ka mposhtur Drenicën me rezultatin 2:1. Kjo fitore e ka shpëtuar Trepçën 89′ nda rënia direkte nga Superliga, por do të luajë në barazh me Dukagjinin.
Llapi dhe Feronikeli luajtën baraz me gola (1:1), kurse Besa befasoi Gjilanin me fitorn 1:0, pas golit të Ardit Tahirit.
Ja rezultatet:
Besa – Gjilani 1:0
Llapi – Feronikeli 1:1
Prishtina – Ballkani 2:5
Trepça 89′ – Drenica 2:1
Drita – Arbëria 2:0.