Mbyllet pjesa e parë, po fiton Interi 2-0

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë të gjysmëfinales Inter – Barcelona.

Interi i Simone Inzaghit po avancon pas 45 minutave të parë.

“Neroazzurët” po fitojnë 2-0, me golin e shënuar nga Lautaro Martinez, fillimisht.

Argjentinasi shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes, pas një gabimi të bërë në mesfushë nga Dani Olmo i Barcelonës.

Golin e dytë për Interin e shënoi Hakan Calhanoglu nga penalltia, pas ndërhyrjes së Pau Cubarsit ndaj Lautaro Martinezit.

Rezultati i përgjithshëm është po ashtu në të mirë të Interit, 5-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *