Ka përfunduar fraksioni i parë në derbin anglez mes Manchester United dhe Chelseat.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Old Trafford”.
“Blutë” e Londrës kishin iniciativën në 45 minutat e para, duke dominuar në të gjitha aspektet.
Chelsea kishte 11 tentime dhe 5 goditje në portën e “Djajve”, kundrejt vendasve që kishin 3 tentime dhe 1 goditje në portë.
Gjithashtu, të besuarit e Thomas Tuchel dominuan edhe në posedim të topit 35%-65%.
Kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 37-të në elitën e futbollit anglez.