Atalanta dhe Lazio janë duke zhvilluar ndeshjen të vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia dhe për momentin rezultati është 2-2.
Në këtë ndeshje, lojtari i parë që shënoi gol ishte pikërisht shqiptari Berat Gjimshiti në minutën e shtatë.
Më pas, Vedat Muriqi 17’ arriti që të barazoi rezultatin duke shënuar një gol mjaftë të bukur me kokë, shkruan lajmi.net.
Francesco Acerbi realizoi edhe një herë për Lazion duke i dhënë kështu epërsin e parë në ndeshje, mirëpo me golin e Malinovsky Ruslan u mbyll me rezultat të barabartë pjesa e parë.