Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes derbi në Premierligë ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin “Emirates”.
Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.
Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.
Në këtë sfidë po paraqitet nga minuta e parë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka për londinezët.
Sfida mes Arsenalit dhe Manchester Cityt i takon xhiros së 12-të e cila ishte shtyrë.