Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati në sfidën Gjilani – Llapi

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll midis Gjilanit dhe Llapit.

Mysafirët nga Podujeva kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi 0:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Rivera ia dhuroi epërsinë Llapit shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para.

Braziliani mori një top nga talenti, Valmir Veliu dhe me kokë mposhti portierin Koliçi.

Në fakt, mëherët se Rivera realizoi Gjilani me anë të Dabiqajt, por pas rishikimit me VAR goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kujtojmë se aktualisht po luhen edhe dy takimet tjera Dukagjini – Drita dhe Drenica – Malisheva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *