Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Italisë.
Ndeshja u zhbllokua pas vetëm dy minutave lojë në “Wembley” kur Anglia e gjeti golin e epërsisë me anë të mbrojtësit të krahut Luke Shaw.
Italia pas golit e mori iniciativën dhe pati një dominim të lehtë por që edhe më tutje nuk ka dhënë rezultat.