Prishtina dhe Gjilanit kanë ndarë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë gol.
Pak minuta para se të mbyllej ndeshja, Prishtina kishte mundësi të artë për të marrë pikët e plota, mirëpo Kolici priti penalltinë e Krasniqit.
Me këtë rezultat, Prishtina tani ka 51 pikë dhe dështon t’i afrohet kreut të tabelës. Në anën tjetër, Gjilani ka 37 pikë dhe nuk është në garë për titull.
Në xhiron tjetër, Prishtina ka një test të madh para vetes kur edhe do të udhëtojë për në Suharekë që të përballet me Ballkanin. Gjilani në anën tjetër pret FC Besën në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Theksojmë se kjo ndeshje është shtyrë për shkak se Përfaqësuesja e Kosovës po bëhej gati për ndeshjet e marsit.