Gjilani u duk se po vuan shumë në pjesën e parë, kur e mbylli atë me barazim 1:1 përballë Trepçës ’89, por gjith[ka ka ndryshuar në 45 minutëshin e dytë kur ka shënuar dy gola tjerë për të triumfuar me rezultat 3:1 dhe për të vazhduar kështu luftën drejt kreut të tabelës.
Për Mitrovicasit kjo ishte humbja e parë në tri ndeshje të luajtura.
Në anën tjetër Drenica ka marrë fitore në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 2:1 e që ëtshtë e para në këtë kampionat, pasi në dy takimet tjera ka një humbje e një barazim.
Nesër luhen tri ndeshje tjera, ndërsa vëmendja do të jetë në Podujevë ku përballen Llapi e prishtina.