Mbyllet ndeshja e zjarrtë e Atalantes dhe Lazios, ekipi i Gasperinit vazhdon tutje

Atalanta ka arritur që me shumë vështirësi të fitojë ndaj Lazios, 3-2, dhe të kualifikohet tutje në fazën tjetër të Coppa Italia.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinale të Coppa Italia dhe në të pati gjithçka duke përfshirë golat, rastet, penallti, kartona etj.

Golat e shënuar nga Vedat Muriqi 17’ dhe Francesco Acerbi 34’ nuk ishin të mjaftueshëm për Lazion që të kualifikohej tutje, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Berat Gjimshiti 7’, Ruslan Malinovsky 37’ dhe Miranchuk Aleksey 57’ ndihmuan Atlantan që të kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë.

Duvan Zapta në minutën e 67-të dështoi që të konkretizoi penalltinë e fituar nga Wesley Hoedt.

Gjysëmfinalja e Coppa Italia do të zhvillohet më 3 mars dhe kundërshtari i Atalantës do të jetë Napoli ose Spezia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *