Pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Chelseas është mbyllur baras.
Dy gjigantët evropian kanë luajtur pa gola 0-0 në 45 minutat e para në “Allianz Stadium” në Torino.
“Blutë” e Londrës kishin më shumë nga loja në këtë fraksion, ndërkohë që kishin një goditje në portë.
Kampionët në fuqi të Evropës kishin në pronësi të tyre edhe posedimin e topit 35-65.
Kjo përballje është e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit H.