Është mbyllur me dramë sfida Bayern Munich – Arminia Bielefeld e zhvilluar sonte në kuadër të javës së 21-të në Bundesligë.
Skuadra e Hansi Flick është shfaqur totalisht pa mbrojtje dhe kështu që pësoi tre gola dhe madje mund të shkonte në 4 nëse arbitri nuk do të anulonte edhe një tjetër gol të miqve.
Nga 0:2 në pjesën e parë, në të dytën Leëandoëski ndezi sfidën me 1:2, por një minutë më pas miqtë shënuan 1:3. Tolisso dhe Davies me supergol arritën ta barazojnë rezultatin në 3:3 që doli edhe të jetë epolog përfundimtar.