Mbyllet java e dytë e Superligës: Drenica mposht Dukagjinin

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Drenica arriti të triumfonte ndaj Dukagjinit me rezultat të ngushtë 2-1.

Fillimisht, golin e epërsisë për Drenicën nga penalltia e shënoi Osman Mëziu në minutën e 14’të, ndërsa për të dyfishuar epërsinë shënoi Harallamb Qaqi.

Në minutën e 83′të, për shkak të protestave, trajneri i Drenicës, Lushtaku u përjashtua me të kuq.

Ndërsa golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Ardin Dallku.

Pas kësaj fitoreje, Drenica zë vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara, me Dukagjinin që zë pozitën e 7’të me një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *