Kanë përfunduar edhe tri takimet e fundit të javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Drita nuk gabon në shtëpi dhe vazhdon sigurt rrugën drejt titullit kampion. Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit.
Golat u shënuan nga Vucaj, Gerbeshi dhe Bojku për Feronikelin.
Me këtë fitore, Drita ruan kreun e tabelës ku ka 64 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Ballkani.
Flamurtari ka fituar ndaj Dukagjinit në shtëpi, takim i cili pati dramë të vërtetë ku u shënuan shtatë gola (4-3).
Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në vendin e 6-të në tabelë, ku ka 40 pikë, një më shumë se Llapi e dy më shumë se Drenica.
Befasia e madhe ka ndodhur në Mitrovicë, ku Trepça 89 ka arritur ta marr një pikë ndaj Vushtrrisë vetëm në frymën e fundit të takimit. Vendasit shënuan në minutën e 97-të, duke dal nga takimin me një pikë që nuk ju kryen shumë punë në garën për mbijetesë/Insporti