Ballkani ka mposhtur Gjilanin në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së futbollit të Kosovës.
Ndërsa ndeshje pa fitues kanë qenë ajo mes Dritës e Dukagjinit si dhe ajo mes Llapit e Prishtinës.
Në Suharekë kampioni aktual ka arsyetuar epitetin, duke fituar me rezultat 2-1.
Tahar (19′) dhe Manaj (78′) kanë shënuar për fitoren e suharekasve. Golin e vetëm për skuadrën nga Gjilani e ka realizuar Bilalli në minutën e pesëdhjetë e nëntë.
Në ndeshjen e Dritës me Dukagjinin janë shënuar katër gola dhe ndeshja është mbyllur 2-2. Pjesa e parë ka qenë tërheqëse, kur Dukagjini ka kaluar në epërsi me golin e Shabanit në minutën e njëzet e nëntë, po që pastaj gjilanasit e kanë përmbysuar rezultatin me dy golëshin e Krasniqit. Në pjesën e dytë klinasit kanë barazuar edhe njëherë me golin e Gashit në minutën e gjashtëdhjetë e pestë.
Pas katër ndeshjesh tabela e Superligës kryesohet nga Malisheva me nëntë pikë.