Mbyllen takimet Ballkani – Trepça ’89 e Feronikeli – Llapi

Ballkani është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3:1.

Suharekasit kalun në avantazh me Jetmir Topallin (19’), para se nga penalltia Arb Manaj (23’) të barazonte rezultatin.

Gola nuk pati deri në minutat e fundit, kur Ermal Krasniqi (78’) riktheu epërsinë e skuadrës së tij. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Mirlind Daku (87’) që shënoi për 3:1.

Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 49 pikë, tre më pak se lideri Drita. ‘Xehtarët’ ndërkohë bëjnë hap prapa për mbijetesën, ku në vendin e nëntë tubojnë 27 pikë.

Në anën tjetër, Feronikeli ka arritur fitore mjaft të vështirë duke mposhtur Llapin 2:1 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.Skuadra nga Drenasi kaloi në epërsi qysh në minutën e 7’ me Mevlan Zeka (7’) që realizoi nga pika e bardhë. Mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt me Ramadanin (19’).\

Nëntë minuta para fundit, Behar Maliqi (81’) u ndëshkua me karton të kuq dhe vetëm një minutë me vonë Zeka (82’) i siguroi tre pikë skuadrës së tij.Feronikeli mbete në pozitën e pestë me 43 pikë, kurse Llapi një pozitë më poshtë me 37 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *