Sonte janë duke u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në Liverpul po ndeshën Liverpool e Real Madridi ku pas 45 minutave shumë të zjarrtë portat mbetën të paprekura. Skuadra e Zinedine Zidane në këtë periudhë ka qenë me fat pasi vendasit kanë pasur disa raste të mira shënimi.
Në takimin tjetër Borussia Dortmund ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në pjesën e parë me rezultat 1:0.
Bellingham i ka dhënë epërsinë skuadrës gjermane e cila nëse mbyllet kështu e dërgon në gjysmëfinale.