Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Juventusi dhe Paris Saint-Germaini kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1:1 në “Allianz Stadium”.
Gjiganti francez kaloi i pari në epërsi falë supergolit të Kylian Mbappes në minutën e 13-të. Shifrat u barazuan nga Bonucci në minutën e 39-të.
Në epërsi minimale është edhe Milani në takimin kundër Salzburgut në “San Siro”.
Olivier Giroud është autor i golit për “kuqezinjtë” në minutën e 14-të.
Chelsea ndonëse ishte në disavantazh, arriti të përmbys rezultatin në 2:1 kundër Dinamo Zagrebit në pjesën e parë.
Petkoviq hapi serinë e golave për kroatët pas shtatë minutave, për ta barazuar Sterling 11 minuta më vonë. Zakaria shënoi golin e dytë për “Blutë” e Londrës./