Mbyllen pjesët e para: Gjilani e Ballkani po fitojnë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës, të vlefshme për xhiron e 28-të.

Në ndeshjen kryesore, Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Feronikelit në Drenas, 1:0.

Sebino Plaku gjuajti me të majtën brenda zonës dhe me ndihmën e ‘gardianit’ Deniz Troshupa realizoi gol.

Në anën tjetër, Ballkani e ka mbyllur 45 minutëshin e parë me avantazh prej 1:0 si mysafir të Dukagjinit.

Blend Baftiu realizoi pas një projektili të vërtetë nga goditja e dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *