Mbyllen ndeshjet e Superligës: Dukagjini terron Dritën ndërsa Ulpiana, Prishtinën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluara në Prishtinë dhe Klinë.

Skuadra e Prishtinës është befasuar në “Fadil Vokrri” nga Ulpiana, duke mos mundur të marrë më shumë sesa një pikë, gjë e cila e ndal formën e mirë të bardhekaltërve që treguan në dy ndeshjet e fundit kur mundën Dukagjini dhe Feronikelin. Kryeziu shënoi për Prishtinën ndërsa Rrezi për Ulpianën.

Takimi tjetër ishte ai ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës i cili u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 2:1. Për Dukagjinin kjo është fitorja e parë në kampionat, derisa ajo edhe më madhështore bëhet pasi erdhi me një futbollistë më pak pasi klinasit nga minuta e 60-të kanë luajtur me një futbollist më pak. Januzi e Chibueze realizuan për vendasit ndërsa Ajzeraj për Dritën.

Në anën tjetër për Dritën kjo është humbja e dytë me radhë dhe tash mund të thuhet se skuadra gjilanase por kalon nëpër një krizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *