Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani mbetet lider i tabelës edhe pas kësaj xhiro me 23 pikë të tubuara, dy më shumë së Drita e cila sot mundi në udhëtim Llapin (0-1), kjo e fundit pozicionohet e treta me 19 pikë.
Mesin e tabelës e mbajnë Prishtina me 13 pikë, e ndjekur nga Malisheva dhe Dukagjini me një pikë më pak.
Në zonën e rrezikshme ndodhen Gjilani, Feronikeli ’74, Liria dhe Fushë Kosova.