Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 22-të në elitën e futbollit tonë.
Pavarësisht se Ballkani barazoi dje me Gjilanin, megjithatë, skuadra e Ilir Dajës mbetet në krye të tabelës me 45 pikë, një më shumë së Llapi që sot barazoi pa gola me Prishtinën.
Drita rikthehet fuqishëm në garën për kreun e tabelës pas fitores ndaj Dukagjinit (2-0). Gjilanasit tani janë vetëm dy pikë larg kreut.
Malisheva me fitoren ndaj Feronikelit (2-1), bën hapin e madh në garën për të siguruar një vend që dërgon në Evropë, pasi tani malishevasit kanë 38 pikë në vendin e katërt, shtatë më shumë së Prishtina renditet e pesta.
Në zonën e rrezikshme ndodhen Feronikeli 74’, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.