Llapi dhe Drenica kanë ndarë pikët duke luajtur me barazim 1-1.
Skuadra e Batatinës fillimisht ishte në disavantazh pas golit të realizuar nga Kreshnik Uka në minutën e 12-të, gjersa llapjanët nuk vonuan shumë dhe barazuan rezultatin pas vetëm katër minutave, pasi Kastriot Selmani shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e portierit për ta barazuar rezultatin.
Në anën tjetër, Ulpiana me Dukagjinin gjithashtu janë ndarë barazim pa gola.
Llapi mbetet pa fitore në Superligë pas gjashtë xhirove të para, me tre humbje e tre barazime, për t’u gjendur e fundit në tabelë me vetëm tre pikë, aq sa ka edhe Dukagjini, gjersa Drenica arrin në kuotën e 11 pikëve, duke u gjendur momentalisht në pozitën e tretë.